Partia Demokratike e Greqisë ka kundërshtuar koalicionin mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë së Shpëtim Idrizit, PDIU.
Në një reagim të saj thuhet se ky afrim nuk i shërben marrëdhënieve mes të dyja vendeve, veprim të cilin, e cilëson si jo të mirë.
Ndër të tjera, ajo shprehet se një lëvizje e tillë helmon marrëdhëniet me Greqinë dhe Evropën. Sipas saj, aktorët e këtij koalicioni duhet të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë, që dalin nga një bashkëpunim i tillë.
“Koalicioni mes PDIU dhe PD përbën një zhvillim jo të mirë. Kjo helmon marrëdhëniet me Greqinë dhe Europën. Mesazhi ynë i qartë: Nuk ekziston çështja çame”, thuhet mes tjerrsha në reagimin e saj.