Shqiptarët krenohen shumë me të dyja, po ato me njëra-tjetrën jo. Është folur shumë për faktin pse Dua dhe Rita nuk flasin, megjithatë asnjëherë në mënyrë të detajuar. Por këtë “The Sun” ka vendosur të “gërmojë” të shkuarën e artisteve shqiptare për ta bërë të kuptueshëm konfliktin mes tyre.
Tabloidi britanik shkruan se Rita dhe Dua njihen edhe familjarisht, dhe janë shkolluar në të njëjtën shkollë “Sylvia Young Theatre School”. Gjithashtu kanë edhe shoqëri të shumtë të përbashkët.
Sipas të njëjtave burime, thonë se këngëtaret janë përfshirë në një ‘sherr’ të heshtur, pasi Dua i zuri vendin Ritës në reklamën e Adidas. Për më tepër “The sun” shkruan se në fillimet e karrierës si këngëtare Dua ka bërë përpjekje që të hyjë në industri po është anashkaluar nga motra e Ritës, Elena, e cila punon për një kompani të menaxhimit të muzikës. Dyshohet se kjo e fundit kishte frikë se Lipa do t’i “‘vidhte” kurorën Orës.
Megjithatë publikisht vazja nuk pranojnë asgjë. “Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin, dhe unë e njoh motrën e Ritës,”- ka thënë Dua kur është pyetur për kolegen e saj në fjalë. Një burim tjetër thotë për “The sun” se me shumë mundësi dy shqiptaret s’do t’i shohim ndonjëherë së bashku pasi e ruajnë shumë inatin që daton prej vitesh.