Edhe nëse kur e kanë quajtur këtë rrugë të këtillë, nuk kanë patur parasysh krahinën shqiptare, të bëhet zemra mal të gjesh rrugën “Çamëria” në mes të Romës.
Shpjegim nga Etnor Canaj
Cameria apo Camerium, ishte një qytet latin, i cili gjendej në veri-lindje të Romës. Qyteti përshkruhet prej burimesh të ndryshme, sidomos në periudhën e monarkisë (kryesisht burimi kryesor është Plutarku). Në sulmin kundër këtij qyteti Romolo vrau rreth 6 mijë banorë, si dhe e kolonizoi më tej.
Në historigrafi përmendet ajo e cila njihet si “Beteja e Cameria-s”. Pra, është emri i nje qyteti antik romak dhe nuk ka lidhje me ndonjë toponim tjetër!