Maria, e bija e poetit të madh Lasgush Poradeci është shpesh aktive në rrjetet sociale. Ajo shquhet për sensin e saj të humorit, anën poetike, që nuk ka se si të mungojë por edhe për ndonjë kritikë të rastit. Ai që nuk mungon kurrë në profilin e saj në Facebook është i ati, madje edhe emri i tij është i pandashëm përkrah të sajit. Të gjithë e njohin Marien, si Marie Lasgush Poradeci.
Ajo shkruan thuajse çdo ditë për të, ose na e kujton përmes vargjeve të tij, por sot po flasin të gjithë për Lasgushin. Avioni që mban emrin e Lasgushit u nis sot nga Rinasi drejt Stambollit, por Maria ende nuk e ka komentuar këtë zgjedhje të Ramës.
“Besoj se fluturimet tani për linjën Tiranë -Stamboll, do t’i keni Free for Life”;
“E dashur Marie, fluturim të mbarë Lasgushit tonë të madh!”;
“Maria, urime për emrin e Lasgush Poradecit që ju vendos avionit të parë shqiptar “Air Albania”, kanë qenë këto disa nga postimet e miqve të Maries në Facebook, por vajza e poetit vetëm sa i ka pëlqyer, deri më tani ka heshtur.