Kishim kujtuar se mizat ikin me vapën e gushtin, por paska qenë rrenë. Një grumbull mizash u shfaqën si re e stërmadhe e zezë mbi qiellin e Tiranës dhe Durrësit dhe fill pas pak u shpërndanë nëpër shtëpi. Dje, sapo u hapën dyert e dritaret për t’u ajrosur dhomat, mizat fluturuan vrap te televizori. Se nga gjetën ca vrima dhe me t’u takuar spina me prizën, miza të kapura për dore u shfaqën në ekran. Kishin ngrënë fytyrat e gazetarëve, këngëtarëve dhe reklamuesve të mëngjesit. Tundeshin në ekran pa bërë zhurmë, gjë prej gjëje nuk shikoje. Prindër të alarmuar zgjuan fëmijët nga gjumi që t’i ndihmojnë, ata që i patën larg i telefonuan, dikush i bëri zë fqinjit. “Mor burrë a po ta merr dhe ty me miza?“…Kudo dëgjohej për këtë pushtim insektesh. Mbasditja i zbehu retë e mizave. Një locion shfarosës i mizave, i quajtur dekoder po shitej nëpër dyqane. O burraaaaaaaaa…të gjithë në radhë për dekoderin, akoma sa nuk na kanë hyrë mizat në frigoriferët bosh!
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....