Nga Indrit Vokshi
Kur isha tek TVRozafa i ftuar në emision më erdhi natyrshëm të përmend Kryengritjen e Postribës si kompliment të madh për popullin e Shkodrës.
Postriba shënohet si kryengritja e parë anti-komuniste në Europën Lindore. Burrat e Shkodrës vendosën kryengritje të armatosun kundër komunizmit i cili në Shkodër pati hy me kangën “Ide druzhe Tito, preko Albanije” (Marshon shoku Tito, mespërmes Shqipërisë). Pra ishte pushtim sllav.
Kanë kalu vite e dekada prej 1946 e shumkush thotë çfarë vlere ka? Ka shumë vlerë të kesh shembuj qëndresë. Ta kuptosh se s’kemi qenë aq kot e se kemi pranu aq lehtë. Të frymzohesh prej aty për me thanë të vërtetën sot, atë të vërtetë e cila asokohe e humbi fuqinë në thanien me gojë, ndaj u desht me e thanë me pushkë. Të fyrmëzohesh në një kohë kur frymëzimi, moraliteti, atdheu, prona, liria, shërbimi ndaj kombit e kanë humbur kuptimin e nuk i interesojnë askujt.
Edhe sot si atëherë e vërteta e ka humbur fuqinë. Thuaj çfarë të duash, askush nuk nigjon, askujt nuk i bën përshtypje. Ti flet, ata vazhdojnë grabisin, shtypin, shpopullojnë atdheun, censurojnë e në fund të fyejnë nga ekrani.
Në Postribë u vranë 78 njerëz dhe u prekën me burgime e interrnime (shpërngulje) rreth 1000 të tjerë. Humbën jetën për me fitu atdheun e tyne, ndaj është thirrje e madhe për ata që nuk humbin kohë për vendin tonë, se jetën s’po kanë nevojë.
Nderim Jup Kazazit dhe mbi 150 burrave kryengritës.