Shqipëria debuton me fitore në Ligën e Kombëve, teksa mposhti Izraelin me rezultatin 1-0. Predha e Xhakës në minutën e 55-të i dha fitoren skuadrës së Panuçit në këtë event të ri. Edhe pse me disa gabime në mbrojtje, djemtë kuqezinj bënë një lojë të kënaqshme ku nuk munguan rastet e shënimit.
Kujtojmë që Shqipëria bën pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Skocinë dhe Izraelin. Objektivi i kuqezinjve në Ligën e Kombeve është kualifikimi për në Europian, edhe pse rruga është e gjatë.