Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit Rama me prindër dhe mësues në Vlorë ku ka shpërndarë dhe libra falas për disa prej nxënësve.
Me anë të një statusi në Facebook, Vokshi shkruan se ky është një mashtrim i Ramës, pasi “ asnjë vend i rajonit apo i Europës nuk i jep librat në përdorim, por i jep falas”.
Ja statusi i Vokshit:
Mashtrimi I madh I #RAMËS me librat #Falas
Në një shfaqje të shëmtuar, me batuta bajate, shpërndau si “babagjyshi i vitit të ri” paketat e librave të cilat me shumë mund janë paketuar dhe shkruar me dorë nga mësuesit të cilët u hoqën nga pushimet verore në shkelje të kontratës kolektive të firmosur vec pak javë më parë.
#BAMIRËSI shpërndau libra që NUK JANË FALAS, janë në PËRDORIM, vetëm për nxënësit e klasave 1-4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5-12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më të lartë të rritur nga Edi Rama.
#RAMA sot mashtroi pasi asnjë vend I rajonit apo I Europës nuk I jep librat në përdorim, por i jep #FALAS, kështu edhe vendet fqinje si Kosova (me të cilën kemi edhe tekste e përbashkëta), Greqia, Maqedonia etj.
Prindërit e nxënësve të klasave 1-4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse femijet i zhgarravisin apo i grisin, do GJOBITEN DHE PAGUAJNË SHUMË MË SHUMË SESA DO TË ISHTE VLERA NËSE ATO DO I KISHIN BLERË TEKSET VETË.
Ajo që e bën të trishtueshme gjithë këtë shoë bajat të Kryeministrit, është se:
#RAMA sot nuk foli sot për RRITJEN E CMENDUR TË CMIMIT TË LIBRAVE SHKOLLORË nga 35-50%…
#Rama nuk foli sot PSE NUK IA SIGURON LIBRAT EDHE FËMIJËVE TË KLASAVE TË TJERA TË ARSIMIT TË DETYRUESHËM (klasat 5-9)
#Rama nuk foli sot PËR MBYLLJEN E 7 SHKOLLAVE KOLEKTIVE NË VLORË apo për flakjen në rruge të dhjetëra mësuesve po në Vlorë në prag të vitit të ri shkollor.
#Rama sot mes batutave bajate nuk foli për shifrat uluritëse:
– 1 në 6 fëmijë ka braktisur shkollën sepse varfëria ekstreme është ulur sheshit në gjysmën e familjeve shqiptare (sic raporton edhe Banka Botërore); sepse prindërit nuk kanë me se t’i ushqejnë, nuk paguajnë dot faturat e energjisë elektrike apo shpenzimet e tjera (sic raporton edhe Barometri i Ballkanit apo raporti I fundit i DASH për të drejtat e njeriut në Shqipëri 2017) e nuk sigurojnë dot 3 vakte ngrënie.
– UNICEF vë alarmin që në zonat rurale nxënësit e shkollave fillore braktisin mësimin e detyrohen të ndërpresin arsimin e detyrueshëm për të punuar me prindërit për të siguruar një vakt ushqimi më ditë. Sipas UNICEF, 15 mijë fëmijë kanë lënë shkollën dhe një pjesë e madhe e tyre shfrytëzohen për punë.
Por Rama nuk shqetësohet nga denoncimi i situatës alarmante në raportet e DASH, BEQ, UNICEF, BB etj. Ai e ka ulur QËLLIMSHËM financimin në arsim në 2.3%, më të ultën në Europë. Me platformën e bashkë-vjedhjes, hajdutët e kanë me të lehtë të qeverisin duke dëbuar shqiptarët.
Rama nuk mund të thotë dot se skemën për librat falas nuk e shtrin dot në të gjithë arsimin e detyrueshëm, siç Partia Demorkatike ka propozuar në Kuvend dhe ka pjesë të programit të vet, sepse nuk ka para për arsimin dhe se paratë e shqiptarëve i shpërdoron për oligarkët e tij:
– Për Vilma Nushin – rreth 7 milion euro për analiza të pakryera;
– Për mikun trafikant të Taulant Ballës – rreth 14 milion euro në kundërshtim me ligjin, etj.
– Për mikun bizmesmen Papuli 17,2 mln EURO
– Për baxhanakun – rreth 16 milion euro
Vetëm vitin e shkuar sipas Kontrollin të Lartë të Shtetit, Edi Rama dhe Qeveria e tij i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dhe të shqiptarëve, një dëm prej 923 milionë Euro.
Do të mjaftonte anulimi i vetëm njërës prej qindrave kontratave e tenderave abuzivë të kësaj Qeverie, për të siguruar tekstet falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm parauniversitar.
Partia Demorkatike ka prioritet të prioriteteve të saj arsimin.
PARTIA DEMEOKRATIKE DO TË SIGUROJË TEKSTE FALAS PËR TË GJITHË FËMIJËT QË NDJEKIN ARSIMIN E DETYRUESHËM.
Në radhë të parë për të vendosur në shina të sigurta të ardhmen e vendit, për më shumë kujdes për nxenesit dhe prindërit e tyre, si dhe për më shumë dinjitet për mësuesit dhe profesoret e universiteteve.