Edhe pse shembja e Teatrit Kombëtar nuk është çështje e mbyllur, pasi Presidenti ka kthyer ligjin dhe Parlamenti duhet ta marrë në shqyrtim në nisje të sezionit të ri, duket se po bëhet çmontimi në heshtje.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që proteston prej 3 muajsh ka denoncuar faktin se po transportohen pajisjet dhe mobljet nga godina drejt një vendi të panjohur.
“Pa asnjë dokumentacion apo urdhër të shkruar, vazhdojnë të heqin mobiljet brenda teatrit. Personat përgjegjës jo vetëm që do ti kthejnë përsëri ato që po marrin por do të shkojnë dhe në prokurori për grabitje të pronës publike”, shkruan Aleanca në facebook.