Ditën e sotme është zhvilluar Samiti i Durrësit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të BE, komisioneri për Zgjerimin Hahn dhe zyrtarë të BERZH e Bankës Botërore.
Ndërkohë që vëmendjen kryesore në samitin e sotëm e mori debati i hapur kohët e fundit në Kosovë për idenë e rishikimit të kufijve me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Haradinaj ishte i prerë kur u shpreh se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, por të respektohen.
“Kosova po e kryen pjesën e vet. Jemi pak me vonesë me hekurudhat, por jemi në proces të mbylljes së ‘Roaming’, kemi vështirësi për lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave. Kur kalojë në Serbi kemi shumë vështirësi, po ashtu edhe në Bosnje, për të komunikuar me Kroacinë na duhen viza. Më lehtë e kemi marrëdhënien me Shqipërinë, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e dytë të qeverive në bëjë për heqjen e barrierave doganore. Desha të shtoj dicka për kufijt, Kosova i ka kufijtë e saj dhe i respektojmë dhe nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri për dizenjimin e tyre, por duhet ti respektojmë“. tha Haradinaj.