Ish-zyrtari i lartë serb në kohën e Millosheviçit, akuzohej për krime luftë në Bosnje e Kroaci
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpalli sot të pafajshëm nacionalistin serb, Vojisllav Sheshel. Ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e Presidentit të atëhershëm, Sllobodan Millosheviç, Sheshel akuzohej për krime lufte në Kroaci dhe Bosnje gjatë viteve ’90. Por Tribunal i Hagës e ka shpallur atë të pafajshëm. Sheshel nuk ishte i pranishëm në në seancën e sotme, ku dhe u dha vendimi. Ai ishte liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer dhe është rikthyer në skenën politike serbe përmes fjalimeve në tubime të ndryshme.
Ndaj Sheshel rëndonin gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën hungareze të Vojvodinës. Hetuesit thonë se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbi të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.