Është rritur bilanci i viktimave nga shembja e urës në autostradën A10 në Genova. Sipas mediave italiane deri më tani shkon në 39 numri i viktimave pas shembjes së urës, mes tyre 3 fëmijë.
Nga shembja e urës raportohet se kanë rënë edhe rreth 20 autovetura. 4 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.
8 persona raportohen të zhdukur. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.
Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.