Nji Londër mbrenda Londrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nji Londër mbrenda Londrës

18:52 | 04/08/2018
në Gossip
0

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Nga Ilir Seci
Kur përmendet Londra si qytet, njerëzit gjithëherë paraftyrojnë qytetin e madh me rreth 8 milionë banorë, metropolin ku si në nji vorbë gjigande shkrihen thuejse tana kulturat dhe rracat e botës. Pak njerëz e dinë që në mbrendi të metropolit gjigand të Londrës faktikisht gjindet edhe nji qytet i vogel qe thirret “City of London”. Nji qytet mbrenda qytetit, nji Londër mbrenda Londre…njani qytet asht Londra – Metropoli tetë milionesh dhe tjetri asht “Qyteti i Londrës” – “City of London”…
Qyteti i Londrës që gjindet në zemër të metropolit anglez ka nji sipërfaqe prej vetëm 1 Milje katrorë. Edhe pse gjindet në mes të Londrës Metropolitane, “City of London” asht pjesë administrativisht e veçueme nga qyteti gjigand. Nga pikëpamja legjislative dhe administrative asht zonë e mvetësishme. Kjo njësi administrative nuk asht krejt e pavarun si asht Vatikani për shembull, por edhe “City of London” ka mvetësinë e vet, sepse ma së pari nuk mvaret nga Bashkia e Londres. Por gjaja ma interesante asht se nuk mvaret as nga Parlamenti Britanik, ligjet që nxjerr Parlamenti Britanik nuk kanë forcë në këtë pjese të vogël të qendrës së Londrës. Kjo mvetësi asht e vjetër…

STEMA E CITY OF LONDON
Londra si qytet asht themelue në vjetën 50 mbas Krishtit, vjetë kur Romaket shkelën në Britaninë e Madhe. Romakët atë vit ngritën nji postë shkëmbimi tregtar në bregun e lumit Tamiz, (Thames River). City of London gjindet bash aty ku u ndërtue kjo postë shkembimi nga romakët e parë në vitin 50 mbas Krishtit. Plot 1 mijë vjet ma vonë, ne vitin 1067 mbreti Uilliam, (Ulliam Pushtuesi), i dha status mvetësie kësaj pjese historike të Londrës, status që kjo pjesë e ka ruejtë qysh prej asaj kohe. Për këtë arsye edhe “Magna Carta” e famshme e thekson se : – “Qyteti i Londrës ka me pasë/me gëzue liritë e veta të lashta”. Sepse City of London, (Qyteti i Londrës) ka pasë privilegje të veçanta që nga koha e Normanëve dhe Karta e Parë e Regjistrueme e të drejtave të kësaj njësie historike daton nga vjeta 1067, vjetë kur mbreti William Pushtuesi u dha qytetarëve të Londrës nji kartë që konfirmonte të drejtat dhe privilegjet që kishin gëzue prej kohës se mbretit pararendës, Edward Rrëfyesit. Shumë karta të mavonshme mbretërore te lëshueme gjatë shekujve që pasuen, vetëm sa konfirmuen dhe zgjanuen të drejtat e qytetarëve të kësaj pjese speciale të Londrës.
Njësia e City of London asht ndoshta pushteti lokal ma i vjetër i botës, që vazhdon me u zgjedhë në vazhdimësi sot e kësaj dite. Mjafton me përmendë këtu se kryetari i kësaj njësie sot që asht Charles Bowman (lindun me 1961), asht kryebashkiaku i 690-të i Qytetit të Londres,(City of London)… Lehtë me e thanë, i 690-ti Lord Mayor… Si banorët e “Miljes Katrore” ashtu edhe biznezet aty kanë të drejtë vote në zgjedhje, zgjedhje analoge me ato të mbahen në 32 qarqet e ndamjes administrative të pjesëve tjetra të rajonit të Londrës së Madhe, (Greater London)…

LORDI KRYEBASHKIAK I CITY OF LONDON
Mbretënit që pasuen William Pushtuesin i cili ia sanksionoi stausin kësaj njësie historike, megjithatë do shekuj ma vonë vendosën me ndërtue nji kryeqytet të ri dhe e quejten Westminster. Ka pase rastë të shumta kur mbretnit dhe kryetarët e Qytetit të Londrës, (The City of London), i kanë shti brinat ndërveti, me njani-tjetrin, por në fund të fundit City of London ka ruejtë mvetësine që ka.
Qyteti i Londrës ka flamurin dhe kreshtën e vet të veçantë, ndërsa qyteti i Londrës nuk e ka. Kryetari i City of London,(Qytetit të Londrës), veshet me veshje aristokratike dhe ka një titull të bukur “Me te Drejte i Nderuemi Lord i Londrës”, (“The Right Honourable the Lord Mayor of London”), dhe udheton me nji pajton të Artë me shkue në Guildhall, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Londrës vesh një kostum të thjeshtë dhe merr autobusin.
Kryetari i Bashkisë së Londrës nuk ka pushtet mbi Kryebashkiakun – Lord të Qytetit te Londrës, (City of London). Gjaja ma unike ketu asht se City of London, (Qyteti i Londrës) asht nji korporatë ma e vjetër se Mbretnia e Bashkueme, ka nji përfaqësues në Parlamentin e Britanisë së Madhe përmes një personi të njoftun si “Remembrancer” i cili asht i pranishëm aty për me mbrojte interesat e qytetit City of London, (“Qytetit te Londrës”)…
Në kete qytet prej 1 milje katrorë gjinden :
– Banka e Anglisë
– Lloydët e Londrës
– Bursa e Londrës
– Të tana bankat britanike
– Zyrat e degëve të 384 bankave të huaja
– 70 Banka Amerikane
– Gazetat e Fleet Street dhe Monopolet Botuese
– Kryeqendra e Masonerisë në Botë
– Selia e kartelit të monedhave të mbarë botës, e njoftun si “Kunora” – “THE CROWN”
Një tjeter e dhanë interesante asht se bash në qendër të Metropolit Londinez gjindet edhe nje aeroport i thirrun “London City Airport”, për me ua ba ma të gjindshme udhëtimet atyne që jetojnë në “City of London”…Kush jeton në Londër e di sa e shtrenjtë asht çdo pllambe toke në ate zonë ku gjindet ky aeroport…
Referenca : The City of London – a history Borer, M.I.C. : New York, D. McKay Co, 1978
Etiketa: Ilir SeciLondërqyteti i londres

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
“Eja rregullojmë shtëpinë, se mos vjen njeri”, 10 shprehjet që nuk u thuhen fëmijëve

"Eja rregullojmë shtëpinë, se mos vjen njeri", 10 shprehjet që nuk u thuhen fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

16:42 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

16:34 | 04/02/2026
Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

16:24 | 04/02/2026
Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

15:20 | 04/02/2026
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

15:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –
  • Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –
  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –
  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com