Vokshi: Në 5 vite qeveri, Edi Rama largoi 133 mijë nxënës nga shkolla – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vokshi: Në 5 vite qeveri, Edi Rama largoi 133 mijë nxënës nga shkolla

18:45 | 04/08/2018
në Shqiperi
0

Deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit të Arsimit në Kuvend, Albana Vokshi është shprehur sot se janë 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollat.

“1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë.

Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar”, është shprehur Albana Vokshi në deklaratën e saj në selinë blu.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Deklarata e plotë e Albana Vokshit.

Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve 1990.

Në fund të mandatit të parë të qeverisë së Edi Ramës, rreth 133 mijë nxënës ose 1 në 6 nxënës kanë braktisur shkollat!

Sipas INSTAT:

– nga arsimi 9 vjecar janë larguar 57,403 nxënës

– nga arsimi mesëm janë larguar 31,875 nxënës

– nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT, tregojnë se edhe Arsimi Profesional, ka një rënie të ndjeshme prej më shumë se 2 mijë studentësh krahasuar me vitin 2013. Shkollat profesionale u degraduan në 4 vjet nga lufta e brendshme politike për vjedhjen e fondeve nga donatorët mes profesionistëve të korrupsionit Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj.

– Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot.

– 1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar.

– Braktisja e shkollave në 4 vjet nga 133 mijë nxënës e studentë është tregues se si varfëria e thelluar këto 4 vjet është kthyer në armiken kryesore të arsimit.

– 1 në 6 fëmijë e të rinj kanë braktisur shkollat sepse, siç pohojnë raportet e Bankës Botërore, Departamentit të Shtetit, UNICEF-it, prindërit nuk kanë para për të blerë librat, nuk kanë me se t’i ushqejnë fëmijët, nuk sigurojnë dot 3 vakte ngrënie, nuk paguajnë dot faturat e larta të ujit, energjisë elektrike apo taksat e tjera të larta që rëndojnë mbi ta!

– 133 mijë nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat në 4 vjet, sepse Edi Rama e politizoi arsimin. 1 në 4 mësues nuk është i kualifikuar për të dhënë mësim, sepse në portalin e Edi Ramës ka inflacion eurosh. “Kliko përgjigjen e saktë në zarfin 5 mijo euro për t’u bërë mësues!”- është motoja e Rilindjës për atsimin.

– 1 më 4 studentë ka braktisur universitetet në 4 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, sepse ligji “Rama” për arsimin e lartë ka dështuar, mosnxjerrja e akteve nënligjore ka penalizuar dhjetëra mijëra studentë. Rritja e tarifave për pranimin në universitete, mbyllja e universiteteve në disa qytete, mosmbështetja financiare për të rinjtë që vijnë nga familje të varfra kanë bërë që 44 mijë studentë të braktisin universitetet në vend. Plot 20 mijë student janë larguar nga dëget Biznes, administrim dhe ligj sepse bizneset Rama I bën me klientë të paracaktuar dhe ligji nuk I duhet se e bën vetë.

Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Partia Demokratike do të siguroje tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin public, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë.

PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, në radhë të parë si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1995979210453250/

https://www.syri.net/politike/183599/pd-vokshi-ne-5-vite-qeveri-edi-rama-largoi-133-mije-nxenes-nga-shkolla/

Etiketa: Albana Vokshinxenesshkolla

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Më ka kaluar koha

Më ka kaluar koha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com