Referendumi në PS, zgjidhen komisionet e votimit në parti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Referendumi në PS, zgjidhen komisionet e votimit në parti

18:04 | 30/03/2016
në Uncategorized
0

Edi Rama u ka kërkuar ditwn e djeshme koordinatorëve të rajoneve sqarimin e anëtarësisë për rëndësinë e referendumit të 9 prillit. Në një takim të zhvilluar dje pasdite në selinë e PS-së, kryesocialisti ka kërkuar që të përfundojë sa më shpejt edhe zgjedhja e kryetarëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit, pas përfundimit të kongresit dhe konstituimit të asambleve të bashkive.

Ndërkohë koordinatorët e rajoneve po ngrenë në të gjitha bashkitë e vendit komisionet e votimit, që do të menaxhojnë të gjithë procesin e votimit për referendumin nga anëtarësia e Partisë Socialiste më 9 prill.

Por për të sqaruar anëtarësinë, nuk janë angazhuar vetëm koordinatorët, por edhe deputetët, të cilët janë në kontakte të vazhdueshme me zonat e tyre, edhe për shkak të shtimit të anëtarësisë së kësaj partie. Në këtë fushatë janë edhe deputetët që mbrojnë idenë që Rama duhej rikonfirmuar si kryetar, edhe pse pa bërë zgjedhjet siç përcaktonte statuti, por që kanë kundështuar hapur idenë e mbajtjes së referendumit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Edhe ata do të duhet t’i shpjegojnë bazës socialiste përse duhet mbajtur referendumi dhe si duhet t’i përgjigjen pyetjes: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”. Kjo është pyetja që anëtarësia e Partisë Socialiste duhet t’i përgjigjet me një “Po” ose “Jo”. Statuti i PS-së, me të cilin PS ka funksionuar deri më 19 mars 2016, përcaktonte që zgjedhjet për kryetarin bëheshin një herë në katër vjet, pavarësisht nëse partia ishte në pushtet apo nëse kryetari ishte Kryeministër.

Nuk dihet nëse po zhvillohet fushatë nga ajo pjesë e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, të cilët ishin kundër referendumit dhe kërkonin që zgjedhjet për kryetarin të bëheshin nga anëtarësia përmes parimit një anëtar- një votë. Një javë më parë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, pyetjes së Ben Blushit “nëse do të ketë fushatë për të debatuar për dy mundësitë e përgjigjes që duhet të japin socialistët për këtë referendum?”, kreu i Grupit, Gramoz Ruçi, iu përgjigj: “Për aq kohë sa anëtarësia është thirrur të japë një mendim në referendum, PS-ja nuk ka përse bën fushatë. Por kush të dojë, të ndërmarrë një fushatë, është i lirë ta bëjë”./Panorama.al

Etiketa: edi ramareferndumi ne PS

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Maqellarë/ Vajza motake e vetme në shtëpi

Maqellarë/ Vajza motake e vetme në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com