Mbi koncertin e Daddy Yankee, shumë zhurmë për asgjë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi koncertin e Daddy Yankee, shumë zhurmë për asgjë

13:45 | 29/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Kujtim Xhaja

E premte

Ora 19:00

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në sheshin Skënderbej çdo gjë është bërë gati…

Një skenë gjigande, e cila ka zaptuar tërë hapësirën përrethqendrës…

Një bllokadë e zezë gjarpëruese të tërheq vëmendjen dhe të shton më shumë kërshërinë se çdo të ketë brenda saj. Turma të mëdha njerëzish, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, emigrantë dhe të huaj kanë zbarkuar dhe kanë zaptuar shkallët e muzeut historik. Disa syresh janë rehatuar në lulishten përreth. Kjo ish ajo pjesë e njerëzve, e cila sipas gjasave nuk kishte mundësi të paguante biletën me çmimin e kripur prej 52 euro, për të shijuar performancën live të një artisti të huaj të muzikës regaton, Daddy Yankee…

Por, prapë ata kishin vendosur mos ta humbisnin këtë rast, nga ana pamore e kishin të pamundur, por të paktën do mjaftoheshin ta shijonin vetëm nga ana zanore…

Me biletën në dorë, futem brenda platformës së gjerë, të mbuluar. Skena dukej e mirë, gjigande. Parametrat e fonisë dukeshin në rregull, tamam si në një koncert të jashtëm, por kjo duket se ish thjesht përshtypja ime parë…

Në biletë ish shënuar ora e fillimit të koncertit: ishte shkruar shumë qartë, e nënvizuar me shkronja të zeza: ora 19:00!

Ndërkohë në sfond na vendoset një muzikë komercale nga deejay i koncertit.

“Kjo është një taktikë e përhershme”- mendova me vete.

E gjithë turma qe në pritje për artistin e shumëpritur, asnjë info, asnjë lajmërim mbi radhën e këngëtarëve performues… Të gjithë me sytë nga skena…

Kalon një orë… asnjë këngëtar në skenë…, vetëm muzikë… gati-gati po më dukej vetja sikur isha në një club të çfarëdoshëm të Tiranës me muzikë tekno-dance.

Kalon ora e dytë… sërish e njëjta gjendje… asnjë performues në skenë, asnjë zhurmë, e cila mund të prishte pak atë rregull të asaj muzike monotone dhe të mërzitshme.

Vështroj përballë meje, një grup prej më shumë se një dyzinë vetash… po u humbiste durimi.

Në fytyrat e tyre shfaqeshin shenjat e lodhjes dhe nervozizmit.

Kalon ora e tretë.

Një pjesë e turmës u ul përtokë, dukej që po u shteronin fuqitë! Pak nga pak nervozizmi i pritjes së gjatë më kaplon edhe mua. Çaj turmën me përtesë, për të marrë ndonjë pije freskuese.

Edhe në këtë pjesë, kishin sjellë një përvojë të huaj, totalisht të re për nga mënyra sesi jemi mësuar ne shqiptarët:

Çdo pjesmarrës, që në hyrje paisej me një byzylyk, i cili përmbante një cip elektronik. Ky i fundit  mbushej me kredite. Këto kredite çdokush mund t’i shfrytëzonte për të pirë pijen e tij të preferuar. Çdo gjë funksiononte në sistem. Bëj të drejtohem përreth stendave të pijeve të ftohta…

Temperaturat e larta kishin bërë të vetën, afrohem tek to dhe shoh edhe aty dyndje dhe radhë të gjata njerëzish. Dalloj ca vajza dhe djem të rinj të stafit, të cilët na afrohen me delikatesë dhe na përcjellin lajmin e kobshëm, që sistemi nuk punonte.

Kjo përgjigje i acaron akoma edhe më shumë turmën e njerëzve…

Ca sharje dhe kërcënime nëpër dhëmbë dhe largohen, ca të tjerë futen, krijohet një gjendje kaosi…

Duket se atë gjendje amullie e eklipsoi sadopak më në fund futja në skenë e një këngëtari shumë të dashur nga pjesa më e madhe e të rinjve, Ledri Vula. Për pak duket sikur pakënaqësitë e turmës harrohen, njerëzit hallakaten, harbohen nën ritmet e muzikës dhe të djalit çapkën prishtinali.

Por edhe kjo performancë përfundon shumë shpejt duke ia lënë radhën pritjes, kësaj here prej 30 minutash… sërish muzikë në sfond, pritje pa fund, asnjë pije për të marrë me të mirë veten…

U ndjeva i turpëruar përballë miqve të mi kosovarë, të cilëve ua kisha mburrur, trumbetuar me javë të tëra këtë eveniment. Po në fund të fundit, kjo nuk ish në dorën time…

Rrija dhe shihja me tërbim atë byzylyk “ të mallkuar”, i cili dukej sikur po më shtrëngonte dorën e djathtë…

E shihja parreshtur, me neveri.

Vallë, pse m’u duk aq i bukur në fillim, kur ma vendosën në dorë ato vajzat aq të hijshme dhe seksi me atë buzëqeshje rrezëllitëse në hyrje të koncertit?!

Tani e shihja me përçmim, më dukej sikur të gjithë fajin e mosfunksionimit, mosorganizimit të atij koncerti e kish kjo copëplastikë në kyçin e dorës time.

Pritjes së gjatë Ii vjen fundi. Në skenë futet një këngëtare që i këndon “barit”, (hashashit me fjalë të tjera). Një hymn për barin dhe për të rinjtë shqiptarë, e si mos të mjaftonte, këngëtarja shqiptare hedh edhe një cigare hashashi mbi turmën e të rinjve (të paktën të kënaqeshin me të).

Pas asaj performance edhe një pritje tjetër e gjatë.

Momenti vjen! Këngëtari i shumëpritur ngjitet në skenë! Portat hapen edhe për ata, të cilët nuk kishin rezervuar një biletë; qëllimi justifikon mjetin…, qëllimi ish që gjithë ajo hapësirë të mbushej me njerëz! Rregullat u zhbënë. Ata që kishin marrë biletë shihnin “prurjen e re” me zili.

Ata dukeshin më të qetë, më me energji dhe ishin gati të shijonin eventin.

Artisti i huaj bën një performancë të shkëlqyer.

Ritmet latine të ndërthurura me regaton sikur ma hoqën pak atë shije të hidhur që më la pas ai organizim, ose më mirë mosorganizim mbrëmjen e djeshme…

Vërtet, ajo biletë, mbase nuk do dukej edhe aq e kripur nëse nuk do të ekzistonin ato mungesa të theksuara të organizimit të keq, pritje të gjata, të mërzitshme, stafi i patrajnuar siç duhet, sisteme jofunksionale, të patestuara, asnjë shpjegim, asnjë ndjesë, asnjë rimbursim.

Me shumë gjasë, njerëzit do të mendohen dy herë, nëse mund tëshkojnë në një event të përmasave të tilla, në një kohë tjetër.

Etiketa: kujtim xhaja

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Nuk lëshojnë kuponin tatimor, bllokohet aktiviteti edhe në resorte

Nuk lëshojnë kuponin tatimor, bllokohet aktiviteti edhe në resorte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com