Aronia, i cilësuar si një prej frutave më të shëndetshëm, për shkak të efektive pozitive ndaj disa sëmundjeve prej pak vitesh po kultivohet edhe në Shqipëri! I pari që e solli ishte një një dibran, ndërsa numri i kultivuesve po rritet për shkak se fruti ka treg të siguruar dhe një çmim që shkon në 7 00 lek për kilogram! Frutat e Anorias përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ndërsa çaji i saj ka efeke pozitive ndaj sëmundjeve të veshkave.
Dibër- Aronia, një bimë medicinale, fruti i të cilës konsiderohet mes frutave më të shëndetshëm në botë, për shkak të efekteve pozitive në kurimin e disa sëmundjeve po kultivohet edhe në Shqipëri
Zija Keshi, nga Maqellara e Dibrës është ndër të parët fermerë që ka nisur kultivimin e këtij fruti katër vjet më parë pasi u njoh me të në migrim.
Por kultivuesit e bimës mjekësore po shtohen vit pas viti, pasi Aronia ka treg të siguruar dhe çmim të kënaqshëm shitjeje në 700 lek për kilogram
Zija Keshi: “Merruni me këtë lloj biznesi. Është shumë fitimprurës. Ky është viti i dytë i prodhimit. Vjet mora 12 kuintalë dhe i kam shitur 7 mijë lekë kg. Jam shumë i kënaqur.”
Aronia është një prej frutave me nivelin më të lartë të anti oksidantëve, ndaj Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij, problemeve me stomakun dhe ato të veshkave
Bimët mjekësore kryesonjnë listën e eksporteve të produkteve bujqësore në tre mujorin e parë të vitit 2018, me një vlerë eksportesh prej 782 milion lekë, apo 2793 ton.
http://www.oranews.tv/article/aronia-fruti-cudiberes-qe-po-kultivohet-ne-shqiperi