Një dëshmi e rëndësishme hedh dritë mbi atë që ndodhi në të vërtetë në fushën ku u gjetën 26 njerëz të vdekur, trupat e të cilëve u identifikuan mëngjesin e sotëm nga vullnetarët e Kryqit të Kuq.
Një pronar i shtëpive duke folur në zougla.gr tregon se ai dhe dy djemtë e tij teksa ishin në shtëpi, panë një grup prej 20-25 burrash në përpjekje për të gjetur një mënyrë që të shpëtonin rrezikut ndërkohë që flakët po afroheshin.
Pronari dhe djemtë e tij treguan se më pas u nisën drejt detit, për të hipur në anijet e Gardës Bregdetare. Ata arritën të mbijetonin, por njëri prej tyre theu këmbën.
Ai tregon se grupi prej 26 personash filluan t’i ndiqnin për të shpëtuar por e humbën orientimin. Prandaj, sipas tij, ata më pas ishin futur në një nga banesat dhe atje vdiqën.
“Disa u gjetën afër oxhakut, të tjerë brenda shtëpisë dhe në verandë,” tha pronari i cili e përshkroi tragjedinë.
Ai gjithashtu shtoi se “askush nuk e di nëse ata ishin familje, edhe pse shumë prej tyre u gjetën të mbaheshin dorë për dore “.
http://oranews.tv/article/fundi-tragjik-i-26-burrave-u-dogjen-ne-banese-disa-u-gjeten-dore-dore