Një familje shqiptare nga Kosova është dëbuar gjatë natës së të martës nga Gjermania. Familja me 7 anëtarë, prindërit dhe 5 fëmijët ishin tërësisht të integruar dhe kishin disa vite që jetonin në Oelsnitz të Gjermanisë, por kjo nuk i ka penguar autoritetet që t’i dëbojnë, shkruan media gjermane freiepresse.de.
“Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë”, tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet ta lërë Gjermaninë dhe kush jo.
Familja kosovare është zhvendosur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurt. Nga Bajerni, Chemnitz dhe Plauen në fund familja shumë anëtarëshe u vendos në Oelsnitz. Fëmija i vogël i familjes ka lindur në Gjermani, por atyre nuk u është njohur azili dhe ndaj janë dëbuar.
“Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar”, thotë më tej Stöhr, e cila ka ndjekur situatën. Ajo ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës.
Kryefamiljari përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin me të rriturit në klubin e futbollit Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.