Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë sot në kryeqytet. Goditja ka qenë 4.5 ballë e shkallës Rihter ndërsa epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshatin Vorozen të Kavajës.
Lëkundjet janë ndjerë jo pak duke shkaktuar panik te qytetarët, të cilët prej disa ditësh ndiejnë lëkundje të herë-pas herëshme të tërmeteve.
Lëkundjet e tërmetit të sotëm janë ndjerë në Tiranë, Durrës dhe Kavajë dhe sipas informacioneve të deritanishme nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.