Qytetarët vlonjatë janë mobilizuar sot dhe kanë pastruar plazhin e Zvërnecit. Mbeturinat i kanë grumbulluar në thasë, ku dy prej tyre ia kanë lënë kryebashkikut Dritan Leli në derën e institucionit që ai drejton.
Me mbishkrimin “Të fala nga Zvërneci!”, qytetarët i bëjnë apel bashkisë Vlorë dhe kryebashkiakut Dritan Leli të ndërmarrin një aksion për pastrimin e këtij plazhi.
“Këto janë për kryetarin e bashkisë, i ka nga plazhet e Zvërneci, ka edhe 20 thashë të tjerë. Ju lutem thuajini që të vijë dhe t’i pastrojë, të dërgojë njerëz që të kujdesen. Në Zvërnec situata është alarmante. Thuaji që këto i solli një qytetar nga Vlora dhe një nga Kukësi. Është e tmerrshme, aty vijnë turistë nga e gjithë bota, sot kishim dy turistë nga francezë dhe ishin të tmerruar nga situata e mbeturinave”, është shprehur qytetari që ka dorëzuar mbetjet tek dera e Bashkisë.
https://www.facebook.com/alben.guide/videos/938200099719902/