Dy shtetas shqiptarë janë sulmuar në Megara të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku tre persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me shkelma, grushte e sende të forta dy shqiptarët të cilët kanë mundur të iknin.
Siç shkruajnë mediat greke, shqiptarët kanë qenë në një makinë kur janë sulmuar, por më pas autorët i morën automjetin.
Dy shqiptarët kanë përfunduar në spital, ndërsa makina e tyre është gjetur e braktisur.