Luka Modriç deklaroi një ditë përpara finales së Botërorit që Kroacia e tij do të luajë ndaj Francës se dëshira e tij e vetme është që të fitojë Botërorin dhe jo Topin e Artë.
Mesfushori u pyet edhe për ndryshimin që ka pësuar Kroacia me ardhjen në stol të Zlatko Dalic.
“Mund ta shikoni vetë, jemi në finalen e Botërorit. E mori ekipin në një moment shumë të vështirë, kur e kishim në dyshim kualifikimin në Botëror. Ka ndikuar shumë mirë te ne. Është trajner dhe njeri i shkëlqyer”, theksoi Modriç.
Lojtari i Real Madrid tha se në rast fitoreje, ata do ia kushtojnë trofeun jo vetëm kroatëve, por të gjithë personave që i kanë mbështetur. Kur u pyet nëse merr frymëzim nga lufta, Modric e preu shkurt: “Nuk më pëlqen t’i kthehem kësaj, është e shkuara. Sigurisht që të shënjon, por nuk dua të flas për të kaluarën, vetëm për të ardhmen”.
/topchannel/