Ndoshta këto ideale janë të tepruara, sepse e di që një bazë e mirë e tyre tallen me to, tallen me mua, me ty, me të gjithë ne që e duam pa interes këtë vend, që kërkojmë më shumë nga e sotmja dhe e ardhmja e tij. Tallen me besimin tonë, me pamundësinë tonë, me ëndrrat e sotme e ato të së nesërmes….
Jemi një vend i mrekullueshëm, me mundësi të pafundme, por qe nuk po dimë t’i përdorim siç duhet. Pikërisht për këtë më dhemb vendi im, Shqipëria që e dua kaq shumë dhe si unë edhe plot të tjerë gjithashtu!