Shqiptarët kënaqen me fitoren e Kroacisë, për të përligjur dështimin tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët kënaqen me fitoren e Kroacisë, për të përligjur dështimin tonë

11:38 | 09/12/2018
në Opinion
0

Nga Sokol Shameti

Ka diçka shumë qesharake tek ata që ndihen njëfarësoj pjesëmarrës indirektë tek suksesi i Kroacisë, për shkak të përkatësisë sonë të përbashkët ballkanike me ta.

Janë mbushur statuset e shqipeve me krenari vëllazërore ndër ballkanasish. E gjithë kjo vjen si një justifikim për të përligjur dështimin tonë e për ta kompensuar atë me një lloj delegimi në distancë të fitores tek ca të tjerë. Kështu me rregull treshi, këta të tjerët (kroatët ballkanas) duhet t’ia kushtojnë suksesin e tyre atij përbërësit të lashtë e të fshehtë që e kanë të përbashkët me ne që jemi gjithashtu ballkanas.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Paçka se po të ishte ashtu, ajo substanca magjike që i lidh kroatët me ne dhe të cilën e kemi edhe neve nëpër gjak, do na kishte nxjerrë edhe neve në selamet.

Po ashtu, këtij revanshizmit të identitetit ballkanik si mjeti i vetëm që na bën edhe ne aksionerë në sukseset e ballkanasve të tjerë, nuk ia kursej dot cinizmin e Zhizhekut kur flet për sforcimin e gjithë ballkanasve për të mos u identifikuar me Ballkanin.

Të mos harrojmë çfarë kuptojmë thellë thellë me fjalën Ballkan: despotizëm, terror, gra që vriten e përdhunohen me pëlqimin e tyre. Çka ndryshon thelbësisht nga Europa: despotizëm, terror, gra që vriten e përdhunohen por pa pëlqimin e tyre.

Të pyesësh sllovenët, thotë Zhizheku, Ballkani i vërtetë nis tamam-tamam në Kroaci, ndërsa Sllovenia është vazhdim i identitetit europianoqendror. Kroatët vetë protestojnë dhe thonë se ata janë katolikë, prandaj Ballkani me fanatizmin dhe prapambetjen e vet fillon më poshtë, andej nga ortodoksia, në Serbi e tatëpjetë.

Serbët vetë gjithsesi mendojnë se janë më të qytetëruar dhe kësisoj më pak ballkanikë se kokëtrashët malazezë e shqiptarë. Edhe vetë shqiptarët kanë “Ballkanin” e tyre të brendshëm që veçon jugun e perëndimin fushor e bregdetar nga veriu e lindja malësore, folklorike e kuazi-barbare.

E njëjta fenomenologji e përshkallëzuar gjithashtu haset edhe nga jugu në veri me grekët, shqiptarët, maqedonasit, bullgarët e të tjerët, që i pasojnë me zell njëri-tjetrit llagapin e ballkanasit duke mënjanuar veten me pretekste si mesdhetarë, jo-sllavë, jo-cirilikë, e më the e të thashë.

Ngado që ta kapësh, askush në Ballkan nuk ka dëshirë të jetë ballkanas.

Por ky distancim prej Ballkanit – që befas u zhduk me rastin e një ndeshjeje futbolli, ka sipas Zhizhekut – rrënjë më të gjera e më të thella.

Austriakët e quajnë fillimin e vërtetë të Ballkanit pikërisht në Slloveni. Gjermanët e konsiderojnë Austrinë si vazhduese të Austro-Hungarisë, pra ka diçka të errët prej Ballkani tek ajo.

Francezët përkundrazi këtë errësirë të frikshme barbarie e shohin tek Gjermania që është në sytë e tyre një si biçim Ballkani i madh.

E në fund, të vetmit që janë të sigurt se s’janë ballkanas, janë anglezët të cilët, aty nga ishulli i vet mendojnë se e gjithë Europa është në fakt një rimishërim i Ballkanit perandorak me Brukselin në qendër si Kostandinopoja e re.

Etiketa: KroacishqiptareSokol Shameti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Me sytë nga qielli, dy eklipse gjatë korrikut

Me sytë nga qielli, dy eklipse gjatë korrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com