Rizgjohen minierat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rizgjohen minierat

09:42 | 08/07/2018
në Uncategorized
0

Industria minerale është para një hovi të ri prej investimeve të reja, me rreth 25 milionë euro në sektorin e përpunimit, me dy linja të reja nga AlbChrome në Bulqizë dhe Tete Albania në Spaç, që pritet të rrisin dukshëm vlerën e eksporteve në fund të këtij viti dhe gjatë 2019. Rritja e çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe së fundmi kromit, ka riaktivizuar investime të reja në nxjerrje. Po vihet në punë miniera e kromit në Vlahën të Kukësit, me një investim 10 milionë euro nga kompania turke Ekin Maden Ticaret dhe Beralb riaktivizon edhe një herë vendburimet e bakrit pas një “pushimi” dyvjeçar

Shqipëria ka një nëntokë të pasur me minerale të kromit, bakrit dhe hekur-nivelit, por në këto 30 vite të tranzicionit, teknologjia e vjetruar dhe koniunktura e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, herë në favor dhe herë në disfavor, e ka lënë zhvillimin e sektorit nën potencial. Për vite me radhë, mineralet shqiptare janë eksportuar siç janë nxjerrë nga toka, pa mundur të kryejnë as përpunimet fillestare, duke humbur kështu vlerën e shtuar në eksporte nga shitja në tregjet ndërkombëtare.

Por, këtë vit, ka zhvillime pozitive në sektor, kur investitorët vendas dhe të huaj po ngrenë linjat e përpunimit të mineraleve të rënda, me qëllim rritjen e fitimeve në eksport. Kompania AlbChrome rishikoi planin e investimeve duke shtuar edhe 10 milionë euro për Uzinën e Ferrokromit në Burrel, duke parashikuar investimin e një furre tërësisht të re.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Mehmet Hasalami, drejtori i Programeve të Zhvillimit të Minierave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se, investimi në Uzinën e Ferrokromit në Burrel është realizuar tërësisht me teknologji europiane, çka do të rrisë ndjeshëm vlerën e mineralit në eksport. Falë këtij investimi, kjo uzinë do të prodhojë 36,000 tonë ferrokrom në vit, nga rreth 17,000 tonë/vit që ishte prodhimi me vetëm një furrë, produkt i cili shkon 100% në eksport. Prodhimi i ferrokromit me karbon të lartë realizohet nëpërmjet shkrirjes të rreth 3 tonë krom për 1 ton ferrokrom, ku 1 ton krom sot në tregun ndërkombëtar kushton 300 USD, ndërsa një 1 ton ferrokrom kushton rreth 1700 USD).

Investimet, drejt ciklit të mbyllur

Investitorët e rinj në sektorin minerar janë duke u orientuar nga cikli i mbyllur ku, krahas nxjerrjes nga toka po synohet në ngritjen e linjave të përpunimit të mineraleve. Përveç investimeve në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, si zona më e madhe krommbajtëse në vend, një fabrikë e re pasurimi për bakrin sapo ka nisur punën në Spaç të Mirditës.

Kompania turke Tete Albania, ka aktivizuar rreth 14 milionë euro në këtë investim të ri. Ministria e Energjetikës llogarit se kompania do të punësojë rreth 300 persona në zonë. Përveç bakrit, ky impiant është projektuar për të prodhuar edhe koncentratin e zinkut dhe plumbit. Kanë përfunduar rreth 90% të punimeve civile të Fabrikës dhe janë instaluar më shumë se 5.2 milionë euro pajisje.
Në Shqipëri, aktualisht janë 15 Fabrika të Përpunimit të Kromit, të cilat ndodhen pranë vendburimeve të kromit në zonat e Bulqizës, Batrës, Kalimashit, Burrelit, Librazhdit, Tropojës në të cilat në 3 vitet e fundit është investuar një vlerë prej rreth 28 milionë eurosh.

Mineralet

Prodhimi dhe eksporti i mineraleve gjatë dekadës së fundit ka ndjekur koniunkturën e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Gjatë viteve 2006-2008, eksportet e kromit u nxitën nga çmimet e larta në tregje ndërkombëtare, të cilat rritën shitjet jashtë vendit me ritme dyshifrore nga viti në vit, megjithëse sasitë e eksportuara ishin të vogla. Por ndërkohë, çmimet e larta nxitën nxjerrjen e mineraleve. Eksporti nga 205 mijë tonë në 2005 arriti kulmin me 1.2 milionë tonë në vitin 2013, ku edhe çmimi i kromit arriti majat në tregun ndërkombëtar, ku një kilogram ferrokrom u shit për 50 dollarë, nga më pak se 30 dollarë që kushton aktualisht.

Në këtë kohë lulëzuan edhe eksportet shqiptare të mineraleve që përbëhen kryesisht nga kromi, të cilat shënuan një vlerë 15 miliardë lekë. Ndërsa më 2017-n, eksportet e xeherorëve arritën në 11.5 miliardë lekë ose 87 milionë euro. Eksportet vijojnë të jenë poshtë kulmit që shënuan më 2013, për shkak të çmimit më të ulët në tregun global.

Por duket se fitimet e ekonomisë shqiptare nga mineralet janë para një perspektive të mirë, për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe investimeve të reja në sektor. Sipas indeksit tremujor të Bankës Botërore, çmimet e metaleve parashikohen të rriten për 9% në vitin 2018, për shkak të rritjes së mëtejshme të kërkesës. Banka Botërore nuk ishte optimiste për çmimet e kromit, por zhvillimet e fundit i kanë çuar për lart çmimet në bursa për ferrokromin.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, çmimet kanë qenë 20% më të larta se në tremujorin e parë. Çmimet e nikelit, në veçanti, pritet të jenë 30% më të larta se në 2017. Banka Botërore tha se parashikimet me rritje për çmimet e mallrave kryesore po vijnë për shkak të rritjes së kërkesës dhe kufizimeve në prodhim. Furnizimi mund të kufizohet nga një rritje e ngadaltë e kapaciteteve të reja dhe sanksioneve kundër eksporteve të metaleve kineze.

Rikthehet interesi për nxjerrjen

Industria minerale, një nga sektorët që kanë kontribuar më së shumti në punësim dhe në rritjen ekonomike të vendit gjatë periudhës së diktaturës, së fundmi është në tentativa për t’u zgjeruar në bazë të teknologjisë së kohës. Sektori shqiptar i industrisë ka tërhequr përgjithësisht investitorë turq. Kompania turke Ekin Maden Ticaret, brenda muajit shtator, aktivizon punimet në minierën e kromit në Vlahën, me një projekt ambicioz dhe me vlera të konsiderueshme investimi.

Ky projekt parashikon një prodhim rreth 98 000 ton/vit dhe me një vlerë investimi prej 1 300 000 000 lekë, duke realizuar përpunimin e plotë të kromit në vend. Numri i të punësuarve do të arrijë në rreth 270 punonjës. Gjithashtu, kompania turke Beralb koncesionare për vendburimet e bakrit është rikthyer për të nisur aktivitetin pas një shkëputje gati dyvjeçare.

Më herët, në shtator të vitit 2015, Beralb, kompania e nxjerrjes, pasurimit dhe eksportit të bakrit, si dhe eksportuesi i nëntë më i madh në Shqipëri, me shitje jashtë vendit prej 2.2 miliardë lekësh, njoftoi mbylljen e aktivitetit. Kostoja e nxjerrjes, pasurimit dhe transportit, sipas saj, është rreth 1020 dollarë, ose gati 100 dollarë më shumë se çmimi aktual. Në fillim të 2015-s, Beralb po eksportonte në vlerën 1020-1050 dollarë për ton. Ulja e çmimeve të naftës dhe mineraleve kapi rekordet më të ulëta historike më 2016, çka vuri në vështirësi industrinë shqiptare të nxjerrjes së mineraleve.

http://www.monitor.al/rizgjohen-minierat-3/

Etiketa: bakerBulqizekrommineraleSpaç

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vlorë/ Jalla shofer jalla, ku je tuj shkue…

Vlorë/ Jalla shofer jalla, ku je tuj shkue...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com