Me anë të një statusi në “Facebook” Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se tashmë çështja e vizave është vetëm vullnet politik, pasi sipas tij, Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga BE.
“Si Qeveri zbatuese po përballemi me shumë tema që nuk kanë marrë zgjidhje me vite.
Sot kemi Trepçën me statut, kemi energji stabile dhe po e arrijmë pavarësinë energjetike, po i trajtojmë kërkesat dhe problemet e komunave, të anashkaluara për një kohë të gjatë.
Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë në këtë fazë finale. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani liberalizimi i vizave është vullnet politik”, shkruan Haradinaj.
/Top Channel/