Me ironi apo jo, jo pak shqiptarë e kanë lidhur tërmetin me teatrin. “Aleanca për mbrojtjen e teatrit” ngre alarmin se punonjës të zjarrfikëses po fotografojnë të çarat e vjetra në teatër, për t’ia faturuar tërmetit të sotëm.
“Po ndodh tek teatri: kanë ardhur punonjës të zjarrfikëses në teatër dhe po fotografojnë të çarat e vjetra, për t’ia faturuar tërmetit të sotëm. P.s. Ju lutem shpërndajeni, pasi këta janë aq të paskrupullt sa janë në gjendje ta prishin vetë dhe të thonë e bëri tërmeti”, shkruan “Aleanca për mbrojtjen e teatrit”.