Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini i ka shpallur luftë mafies, emigracionit të paligjshëm dhe çdo gjëje që dëmton interesat e italianëve. Sot ai ka vizituar një fermë në Suvignano, në Monteroni d’Arbia (Siena) që i është konfiskuar mafies në vitin 2007.
Salvini është zhytur në pishinën e fermës dhe e ka shijuar shumë këtë moment. E ka komentuar si një “kënaqësi e dyfishtë”. Fotot dhe videot janë postuar edhe nga ai vetë në faqen e tij në “Facebook” ku i ka dhënë një paralajmërim të fortë mafias, skafistëve dhe emigrantëve kriminelë.
“Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë. Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon”, shkruan Salvini në “Facebook”, ku ka postuar një video rreth 14 minuta.