Atleti David Nikolli, mori medalje ari në garën e 3000 metrave në kampionatin Ballkanik në Novi Pazar të Serbisë, në vitin 2017.
Ai doli i pari, edhe pse kundërshtarët e tij bënë përpjekje të shumta për ta ndalur që të mos arrinte finishin, madje dhe e gjakosën në këmbë.
Pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar atleti i talentuar shqiptar arriti në finish ku bëri edhe simbolin e “shqiponjës”.
Tashmë Nikolli ka një tjetër qëllim,, të sjellë medalje të reja për Shqipërinë, por ka nevojë për mbështetje.
Davidi shkruan:
Korrik 2017- medalje e artë në Novi Pazar, Serbi! Me 20 dhe 21 korrik 2018, medalje të reja.. (Bullgari) Stara Zagora Kampionati Ballkanik. Ky është qellimi im, dhe jam i sigurtë se do ja dal. Falenderoj Presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Z.Gjergj Ruli për mundësinë që më dha, jam krenar dhe i motivuar që t’i sjell medalje të tjera popullit shqiptar. Por kam nevojë për mbështetje…