–Kryetari i PD, Lulzim Basha në një takim me të rinjtë në selinë e PD deklaroi se kryeministri Rama është bërë si lideri i Koresë së Veriut, kur komenton hapjen e negociatave. Për Bashën tre janë problemet që ka Shqipëria dhe që duhet të zgjidhen për t’u hapur negociatat “Qeveria e lidhur me krimin, drejtësia e kapur nga Rama dhe ekonomia”. I pyetur nëse është gati që të bashkëqeverisë me PS, pa Ramën kryeministër për hapjen e negociatave, Basha është shprehur se: PD nuk bën asnjë koalicion me Ramën dhe qeverinë e tij të krimit, synimi ynë është largimi i tij, aq më shpejt do të hapen negociatat. Kjo është e keqja e vendit, të ndahemi një orë e më parë.
“Më keq që edhe sot ka pasur investime Don Kishoteske, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, por qeverisë së lidhur me krimin. BE ka folur qartë, nuk e pranon mashtrimin, ai ka pasur edhe dëshmitarë të rremë që nuk kanë parë krimin, korrupsionin dhe drogën. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta. Nuk i ka mbyllur dyert konflikti politik, ata që thonë këtë janë mercenarë të Ramës. Ndërsa përsqatjet që ‘hajde puthuni’ janë anti-europiane, pasi demokracia europiane ka në themel antagonizmin. Si u shërbehet qytetarëve duke u bërë fresk apo duke u përballur? ‘Jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë’, ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit dhe drogës”, tha Basha.