Laurenti është vetëm tetë vjeç, por ky detaj nuk përbën asnjë pengesë që ai të jetë student. Pasi ka përfunduar me sukses për vetëm një vit e gjysmë gjimnazin, vogëlushi po përgatitet për të filluar universitetin.
Laurent Simons nuk është fëmijë si gjithë të tjerët, ai është gjeni. Me një koeficinet shumë të lartë inteligjence, duke iu përafruar maksimalit, që e ka arritur vetëm Albert Ajnshtajn, Laurenti mund të bëhet çfarë të dojë kur “të rritet”.
8-vjeçari me baba belg dhe nënë holandeze, ka deklaruar se më përpara dëshironte të behej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike.