Misteret që rrëfen misanskena e një fotografie të paralajmëruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteret që rrëfen misanskena e një fotografie të paralajmëruar

12:15 | 30/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Bujar Alimani

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është në Tiranë. 7436 km vijë ajrore nga vendi ku unë banoj. Nuk ka qenë kurrë më afër se këto kohë..,ose më sakte më i afërt.

Për herë të parë kam qenë në oborr të tij në pranverën e vitit 1988 ku vendosa të përgatitesha për konkursin e regjisë në Institutin e Lartë të Arteve të atehershëm. Madhështor. I rëndë. Magjik. Mistik. Indiferent. Shpërfillës. Por gjithsesi shumë i bukur. Të gjitha këto i justifikonte. Atëherë. Dhe tani.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shfaqja e parë që kam parë ka qenë “ZBUTJA E KRYENEÇES”…
Dhe tani kur të gjitha këto, si një re pluhuri mund të shkërmoqen e thërrmohen brenda lugëve të eskavatoreve të Bashkisë apo të kompanive të ndertimit.

Dhe tani kur njesoj si në dramat e mëdha, në tragjeditë antike apo shekspiriane, heronjtë mbeten vetëm, mbeten të tradhëtuar.

Kur thika e politikës, ndoshta më mizorja që ka parë Shqipëria pas thikave të regjimit të Envër Hoxhës, ka hyre t’i gjakosë mes vedit. Pasi i ka poshtëruar, pështyrë për kaq vjet, pasi i ka robëruar në punëtorë helmatisesh emisonesh televizive, pasi i ka lodhur, dëmtuar, gjakosur e paguar veç për bukën e gojës, pasi u hoqi çdo status nderimi e dinjiteti, pasi i përbuz “o me ne o kundër nesh”, .. i rimerr, i “mjekon” dhe tashmë i hedh në garnizonet e saj kundër llojit te tyre. Gaveta e Rilindjes kaq shumë e etur për militantë zgjerohet e fryhet dhe në këto kohë është luks, mesa duket, të mbetesh jashtë saj. Jashtë gavetës që e përdorin veç ushtarët. Ushtarët e Partisë.

Si fotografitë me Udhëheqësin. Të pakten ai shkeli njëherë ne teatrin e kombit. Dhe që atë mbrëmje bëri mynxyrën. Ndersa ky i tanishmi bën mynxyren pa shkelur kurrë. Por të dy mbeten njësoj. Të dy shkaktojnë mynxyrë.

Ndaj fotografia e jashtëzakonshme e publikuar nga Erjoni në thelb shpjegoi gjithë dramen. Lëvizja e Erjonit, krahu, dora. Kurrë në të njëjtin vend, njërit në brez , tjetrit në qafe, buzëqeshje të lodhura të të gjithëve…Dhe artistët e fotografisë duken të lodhur. Me siguri kanë menduar “në djall ky makth”.. .Aktori i fundit djathtas duket se ka shpresë. Jo te kauza. Te Erjoni. Të katërt me kujtuan çuditerisht shfaqjen e parë që kam parë në Teatrin Kombëtar, komedinë e Shekspirit , “ZBUTJA E KRYENEÇES”. Me protagonist Petrucion: Erjon Velinë.

Pak ditë më parë, disa prej tyre, me mall dhe krenari i kisha vënë në murin tim në faqen e Facebook. Por nuk do e ngacmoj atë publikim. Sepse unë besoj. Nuk jam me orë. Besoj në çfarë besova. Nuk ndërroj ide në korridore institucionesh. Në ato institucione ku përgatitet mësymja kundër ëndrrës. Shqipëria ka rastin më të mirë të tregojë që nuk ka vdekur.

Më kujtohet një publikim i para disa muajsh i Kastriot Cipit, që në mënyre brilante paralelizonte krizën e Teatrit Kombëtar me krizen në ish-Jugosllavi ku diktatori serb Miloshevic, kurrë nuk kishte menduar se fundi i tij do i vinte pikërisht nga krahina që ai urrente më tepër në shtetin e tij, nga Kosova. Dhe ashtu ndodhi.

Gjasat mesa duket po e shtyjnë mendimin se dhe Edi Ramës, gjëma do i vijë pikërisht nga komuniteti të cilin ai për shkaqe psikike mesa duket urren histerikisht më shumë – TEATRI.

Teatri Kombëtar mund të rrafshohet. Por Teatri Kombëtar për Qeverinë Rama mund të behet njëherësh edhe kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar.

Në gjithë këtë vorbull fotografia katërshe mbetet një kujtim i trishtë i një kauze të tradhëtuar por kurrsesi të humbur. TEATRI KOMBETAR i Shqipërisë është në Tiranë. 0 km nga shpirti ku unë jetoj.

Etiketa: bujar alimanifotografimisanskene

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjendet i pajetë me plumb në kokë shoferi i ministrit Xhafaj

Gjendet i pajetë me plumb në kokë shoferi i ministrit Xhafaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com