Pas eliminimit të turpshëm nga faza e grupeve, reagoi edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.
Ai e pranoi se skuadra e tij nuk nuk ishte në kondicion për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, ndërsa u shpreh se e ardhmja e tij është në diskutim.
“A do të largohem? Është herët të përgjigjem. Zhgënjimi im është i madh”, tha ai për gazetarët.
“Nuk mund ta imagjinoj këtë, isha optimist, me duhet kohë të mëndoj. Nesër do flasim.
Ne nuk e meritonim për ta fituar Botërorin përsëri, ndoshta nuk e meritonim që të ishim as në 1/8 e finales.
Ne nuk e shfaqëm klasin tonë. Po ashtu as dinamizmin që dërgon të shanset për gol nuk ekzistoi, prandaj ne e merituam që të eliminohemi”.
Golat në minutat shtesë të koreanëve Kim Young dhe Son Heung-min shkruan fatin e kampionëve të cilët përfunduan të fundit në Grupin F.