Nga Edi Oga
Ndikimi i kulturës orientale tek të rinjtë, tashmë është total! Kënga më e pëlqyer shqiptare e momentit ka melodi turke, xhiruar në ambiente me karakteristika të Turqisë, kënduar me “hundore” si turqit, me titullin turk “Xhanëm”, e kënduar nga një djalë me emrin Butrint!
Sigurisht, ky do të imitohet dhe shpejt do të kemi një valë këngësh turke me ndonjë fjalë shqip tek-tuk. Dikujt kjo mund t’i duket normale. E ftoj të mos lexojë më poshtë dhe të vazhdojë jetën.
Për mua është e papranueshme dhe preokupuese. Sidomos roli i medias në përhapjen e këtyre klipeve. Top Channel, referimi kulturor i brezit më të ri, e transmeton disa herë në ditë. E ftoj Butrintin të gjejë motive shqiptare dhe të këndojë shqip!