Bashkimi Europian duhet t`i thotë “Po” Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkimi Europian duhet t`i thotë “Po” Shqipërisë

17:13 | 28/06/2018
në Opinion
0

Nga Blendi Salaj

Jam në Bruksel, është mëngjes herët. Qëndroj në Rue de la Loi në trotuar, midis dy godinash të mëdha. Në të majtë kam Komisionin Europian, në tjetrën, që më qëndron hijerëndë në të djathtë, është vendosur Këshilli Europian. Dy ndër trupat më të rëndësishme që udhëheqin Bashkimin e mbi 507 milion njerëzve që jetojnë nga gadishulli Iberik, në Finlandë, ndodhen pikërisht këtu, në këtë rrugë, e qëndrojnë kundruall njëri tjetrit, sikur po flasin.

Godinat projektojnë pushtet, sidomos kur sheh njerëzit që nxitojnë drejt secilës të hënën në mëngjes. Është nisja e jave të rëndësishme Samiti në Këshill, ku do të diskutohet mbi çështje që e kanë lëkundur solidaritetin e Bashkimit. Gjërat kanë ndryshuar dhe këto ditë nuk janë ekzaktësisht vazhdimi i kohërave te mira. Ka shqetësime sigurie, një Brexit që po ndodh bashkë me një krizë prej miliona migrantësh nga Siria dhe të tjera vende në konflikt që synojnë jetë të reja në Bashkimin Europian. Vendet anëtare nuk janë më aq të kënaqura sa dikur me prosperitetin që u sjell të qenit në BE, forcat populiste me platforma nacionaliste kanë fituar terren dhe tanimë e ngrejnë zërin më të lartë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Gjermania kërkon një politikë emigrimi të përbashkët. Refugjatët që hyjnë në BE duhen shpërndarë në mënyrë të drejtë nëpër kontinent, Gjermania nuk mund t’i presë e vetme. Italia e Salvinit kërkon t’i mbyllë kufijtë e saj. Franca do ta reformojë krejt Unionin. Holanda është skeptike për zgjerimin. Në axhendë janë çëshja e madhe e migracionit, çështje të terrorizmit, të ekonomisë dhe reformimit të bahkimit monetar. Këtë javë do të diskutohet gjithashtu edhe për zgjerimin, e do të vendoset nëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të ketë një “Po” për hapjen e negociatave, apo një mohim, të prodhuar ndoshta nga nevoja për fokus në gjithë këto çështje të tjera.

Në Tiranë dhe Shkup edicionet e lajmeve kanë javë që hapen çdo natë me të reja nga Brukseli e kancelari të tjera, por këtu ende nuk është vendosur asgjë. Një “Po”, për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të ishte një sinjal i jashtëzakonshëm pozitiv për qytetarët e të dyja vendeve. Komsioni Europian e ka shprehur mbështetjen e vet me rekomandimin pozitiv që dha pak muaj më parë, tani duhet vetëm vota e Këshillit. Në Këshill shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave, sidomos pro janë ato vende që e kanë kaluar vetë këtë proces para pak vitesh, ndoshta pasi ato njohin më mirë se kushdo vetitë transformuese që ky proces ka.

Shqipëra ka ende shumë probleme, natyrisht, dhe Reforma në drejtësi sapo ka nisur të japë rezultatet e para. Shumë njerëz që e kanë vendin në burg ende ecin të lirë (edhe për pak kohë), por buzëqeshja u ka humbur e po ndihen të kërcënuar nga pesha e fajeve që kanë bërë. Ata që bënim ligjin dje, sot mbajnë frymën, dorëhiqen, duan të largohen nga Shqipëria, nga vendi që deri dje e mbanin nën thundër. Një sistem i ri po ngrihet dhe modeli i Shqipërisë po shihet si diçka që duhet replikuar edhe gjetkë.

Efektet e reformës dallohen. Nuk janë të qetë kundërshtarët e saj zullumshumë. Në mazhorancë apo opozitë, politikanët e korruptuar e urrejnë reformën njësoj. Me pahir e votuan dhe me shpresën se do ia gjejnë marifetin, por tani që s’e kontrollojnë dot, janë në panik. Reforma u arrit vetëm me mbështetjen dhe presionin e ndërkombëtarëve, ndaj kjo mbështetje duhet të vijojë duke e çuar deri në fund zbatimin e saj. Janë shumë ata që nuk duan që Shqipëria ta ndjekë këtë rrugë, por janë fare pak krahasuar me miliona qytetarë që presin me durim rezultatet e saj dhe integrimin e vendit. Politikanët jo, por qytetarët e Shqipërisë e meritojnë çeljen e negociatave. Ka natyrisht, gangsterë siç ka kudo, por të rrallë janë popujt miqësorë si shqiptarët. Shqipëria është plot me njerëz të mrekullueshëm, artistë plot pasion, qytete e katunde të ruajtura prej mijëra vjetësh si margaritarë. Shqipëria nuk janë bandat, Shqipëria është familja e secilit prej nesh. Është gjyshërit, prindërit dhe fëmijët tanë.

Hapja e negociatave do të thotë monitorime më të rrepta per Shqiperinë duke lënë gjithnjë e më pak hapësirë për politikanë të llojit që shqiptarët neverisin. Do ketë më pak mundësi për abuzim e korrupsion nga zyrtarët, më shumë mundësi jete dinjitoze për qytetarët. Standarde më të larta në arsim, shëndetësi, punësim e biznes. Nuk do ndodhë brenda natës, por përmes reformash më të thella, vendi do të ndryshojë. Qytetarët shqiptarë e duan llojin e jetës që bëjnë në Bashkimin Europian, jo më kot qindra e mijëra shqiptarë e kanë bërë shtëpinë diku brenda Unionit.

Ndaj Shqipërisë i duhet një “Po” këtë javë këtu në Bruksel. Nuk duhet të ketë refuzim, sado i sjellshëm qoftë, si një “Jo tani” apo një “Ndoshta më vonë”, siç ia themi një fëmije kur na pengon të punojmë. Sepse një “Jo”, është një “Jo”, sido ta quash, dhe lëndon fort. Qytetarët shqiptarë janë europianë që kur lindin, dhe e dëshirojnë ndoshta më fort se kushdo integrimin në BE. Një refuzim do të thotë frustrim, dhe lënie mënjanë. Shqiptarët do mbeteshin pas fqinjëve, dhe pa të drejtë, duke hapur dyert për oportunistët nacionalistë. Do të ishte një bast i marrë me punën që është bërë deri këtu, duke e tronditur rajonin pa qenë nevoja. Do të ishte një absurditet.

E përfytyroj Shqipërinë si një njeri mbi platformën e një stacioni hekurudhor, me valixhen në dorë, duke pritur trenin për në Bruksel. Ka vite që pret, ndaj është e rëndësishme që sonte të ngjitet në atë tren e të nisë udhëtimin. Do duhen vite deri në destinacion, por fatmirësisht, udhëtari do jetë gjithnjë në lëvizje, duke e lënë pas përgjithmonë stacionin e fundit. Rrugës do të mbushet me imazhin e qyteteve të reja që i dalin përpara, do zbulojë vetveten në ta, duke ndryshuar siç e ndryshojnë përvojat udhëtarin. Vite më vonë, kur të mbërrijë në stacion, disa nuk do ta njohin, aq shumë do ketë ndryshuar. Duhet një “Po” e fortë për Shqiperinë dhe Maqedoninë këtë javë. Jo për të kënaqur balancat e brendshme në këto vende të vogla, por sespe një “Po” për Ballkanin Perendimor është një “Po” për të gjithë Unionin.

Etiketa: Blendi SalajBrukselKomsioni EuropianRue de la Loitrotuar

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Deputetët europianë letër krerëve të BE-së: Të hiqen vizat për Kosovën

Deputetët europianë letër krerëve të BE-së: Të hiqen vizat për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com