Lulzim Basha akuzoi sërish sot Taulant Ballën se është ai garanti i shumës prej 3.4 milionë euro të sjella në Shqipëri duke i fshehur në automjetet e importuara nga Gjermania përmes një trajleri. Më konkretisht, paratë janë gjetur në dy automjete, mes tyre edhe në një “Toyota Yaris”, për të cilën Basha foli edhe nga foltorja e Kuvendit të enjten dhe akuzoi po Ballën si porositës, së bashku, sipas tij, me shumën e 1.5 milion euro.
Por kreu i grupit parlamentar socialist thotë se do ndërmarrë veprime ligjore për këto akuza të Bashës. I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, Balla tha se do kallëzojë penalisht kryetarin e PD. Do të kallëzoj penalisht Bashën për shpifje. Kësaj çështjeje do t’i shkoj deri në fund.