Policia italiane ka vënë në pranga një 29-vjeçar nga Shqipëria, pasi në furgonin që drejtonte, gjatë një kontrolli, iu gjetën rreth 50 kg kanabis, me vlerë tregu 300 mijë euro. Sipas mediave italiane, i arrestuari është Ervis Ismailaj, i cili është prangosur në Catania. Ai kishte marrë automjetin frigoriferik me qira dhe dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e drogës.
Shqiptari dyshohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyrë të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.
Policia ishte sinjalizuar për transportin dhe u vu në ndjekje të automjetit. Pas ndalimit nga policia, ajo që e fundosi shqiptarin ishte reagimi tejet i nervozuar kur pa agjentët që t’i afrohej për kontroll. Brenda furgonit u gjet malli i fshehur.
Nëse droga do hidhej në treg, vlera e saj do kapte shifrën e 300 mijë euro.