Përse nuk duhet të ketë kampe refugjatësh nga Siria dhe Iraku në Shqipëri? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse nuk duhet të ketë kampe refugjatësh nga Siria dhe Iraku në Shqipëri?

13:35 | 24/06/2018
në Shqiperi
0

Nga Bujar Nishani

Të dashur miq, media zbuloi para pak kohësh se Shqipëria është ofruar të ndërtojë në territorin e saj kampe pritjeje dhe strehimi për refugjatët që vijojnë të largohen nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të atij rajoni.
Ky lajm ishte befasues dhe i pabesueshëm për çdo njeri normal në Shqipëri dhe Europë.
Shqipëria një vend që prej pesë vitesh ka humbur mbi 400 mijë qytetarë të saj, të larguar në emigracion nga varfëria dhe mungesa e shpresës, në një valë të paparë që prej atij të fillim viteve ’90, kur shqiptarët dolën nga diktatura gjysëm shekullore.
Shqipëria e kthyer prej tre vitesh në bazën e trafikut të kanabisit në Adriatik dhe trampolina e kokainës në Mesdhe, nga krimi i organizuar.
Shqipëria e shndërruar në shtetin me administratën publike më të korruptuar dhe partiake jashtë çdo kontrolli.
Shqipëria, shteti me policinë e tradhëtuar dhe shkatërruar, e cila nuk guxon të godasë krimin e lidhur me pushtetin dhe as të kontrollojë kufirin si domen i trafikantëve që kanë prodhuar vota të blera për pushtetin.
Këto e plot zullume të tjera që ia kanë kërrusur shpinën Shqipërisë tonë të dashur nga këta zullumqarë pushtetmbajtës, janë arsyet pse befasojnë e lënë pa fjalë çdo njeri normal nga aventurizmi pa kufi i kësaj qeverie.
Si në dhjetra skandale të mëparshme edhe këtë radhë, prej reagimit qytetar, qeveria nxitoi ta përgënjeshtrojë lajmin.
Nuk vonoi shumë, përsëri e përsëri si në të gjitha komeditë e mëparshme qeveritare dhe “përgënjeshtrimit qesharak” të qeverisë i doli boja dhe u demontua.
Personalitete të larta të politikës gjermane konfirmuan zyrtarisht: “Qeveria shqiptare ka propozuar një kamp të tillë në Shqipëri dhe është vetëofruar për këtë”.
E vërtetë që shqiptarëve nuk ju ka munguar kurrë sensi i solidaritetit. Zakoni i mikpritjes të kujtdo në nevojë, ka qenë bashkëudhëtar i tyre në tërë historinë e tyre. Kjo ka qenë dhe arsyeja që u pritën, akomoduan dhe mbrohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të opozitës së lirë iraniane, të cilët sulmoheshin dhe ekzekutoheshin në mënyrë barbare, gra e fëmijë, në kampet e mëparshme në Irak. Që prej vendosjes së tyre në Shqipëri jeta e tyre ka qenë e mbrojtur dhe e sigurtë.

Pikërisht, ndërtimi i një kampi masiv refugjatësh nga Siria dhe Iraku, ku mes tyre shumë të infiltruar me qëllim nga organizatat terroriste të ISIS dhe të tjerë, do synojnë atë që bënin më parë në Irak.
Dyke synuar asgjesimin e pjestarëve të opozitës së lirë iraniane do të ekspozonim dhe qytetarët shqiptarë në rrezikun e krimeve terroriste.
Aventurizmi i qeverisë shqiptare që është e gatshme ta copëtojë e ta shesë territorin e Shqipërisë, apo ta kthejë atë në fushën e sulmeve terroriste, nuk e bën dot këtë analizë risku.
Qëllimi i saj i vetëm është të mbulojë, mohojë dhe t’i tolerohet lidhja me krimin e organizuar dhe përlyerja e ministrave të brendshëm në trafikun e drogës.
Për të është e nevojshme vetëm që bota të mbyllë sytë ndaj shkatërrimit të shtetit ligjor dhe standardeve të demokracisë në Shqipëri.
Por, për fat, miqtë dhe partnerët seriozë të shqiptarëve i bëjnë këto analiza dhe vlerësime të rrezikut, ndaj veçse shokohen, por dhe i denoncojnë këta aventurjerë që i kemi për hise ende mbi qafë!

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Etiketa: aventurizmiBujar Nishaniirakkrimi i organizuarrefugjatetShqiperishteti ligjorSiria

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Furtuna” mbi Xhakën dhe Shaqirin, Visar Zhiti: Por edhe Papa Françesku bëri shqiponjën me duar

“Furtuna” mbi Xhakën dhe Shaqirin, Visar Zhiti: Por edhe Papa Françesku bëri shqiponjën me duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com