Portugali mposhti me vështirësi Marokun në ndeshjen e dytë të Grupit B. Skuadrës luzitane i mjaftoi goli i yllit Kristiano Ronaldo, i cili tundi rrjetën me kokë në minutën e 4-t. Një merit të madhe për fitoren e sotme ka edhe portiere Rui Patrisio, i cili evitoi disa gola të sigurt.
Vlen për tu komplimentuar loja e skuadrës Marokene e cila e kërkoi me insistim golin e barazimit por nuk arriti ta gjente. Me fitoren e sotme, Portugalia mori kryesimin me 6 pikë, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të grupit do të përballet me Iranin.