Nga Dritan Kaba
Emisionet sportive drejt marrëzisë! Vetëm për baste dhe skedina, aspak për sport. “Fundi i marrëzisë” është një marrëzi e të gjithëve. Vetëm baste. Jeta e shqiptarëve është kthyer në një bizhoz të stërmadh. Sot edhe Kryeministri kishte vënë bast! Kemi në krye një qeveri bastesh. Ajo i promovon, biles edhe Kryeministri na vinka baste, por nuk tha çfarë i kishte fituar Xhaçkës. Një marrëzi e bërë me qëllim. Pjesë e platformës së shpërbërjes së vendit. Njerëzit nuk kanë më shpresë tek puna, por vetëm tek trafiku i drogës dhe bizhozi.
Televizionet e oligarkeve pasi i kanë shërbyer në mbulimin e trafikimit të lëndëve narkotike. Pasi kanë mbyllur e vazhdojnë të mos e hapin gojën për aferat megakorruptive, tani po promovojnë në korr bizhozin.
Shpresa e shqiptareve nuk është puna e ndershme. Për riminë nuk është mësimi dhe kultura. Për të pa shpresët duhet vetëm të luten tek Padishahu të “fitojnë” ndonjë lëmoshë, por jo ligji dhe e drejta.
Kjo është mënyra e jetesës së shqiptarëve që po propagandon dhe po zbaton Rilindja, trafik droge, baste dhe lëmoshë.
Shqipëria është pa drejtim. Ky kryeministër po luan bixhoz me fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se me këtë Kryeministër do humbin bastin për tashmen edhe të ardhmen.