Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar malazez, pasi akuzohet për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi A. S., i cili dyshohet se është autori i vrasjes së një shtetaseje ruse.
Sipas uniformave blu, i riu kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri, ndërsa pas arrestimit është bërë deportimi i tij drejt Malit të Zi.
Njoftimi i policisë:
Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombëtar një shtetas malazez i dyshuar për vrasje.
Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.
Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij. Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.