“Rruga e Arbrit”, ose propaganda qeveritare si mashtrim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rruga e Arbrit”, ose propaganda qeveritare si mashtrim

22:00 | 13/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Avni Nezaj

Më në fund, Rruga e Arbrit do të bëhet! O Zot e perendi çfarë lajmi i rëndësishëm, çfarë lajmi i papritur, çfarë surprioze për të gjithë jetuesit e anës rrugës së Arbërit.

Lajm më të mirë se ky nuk ka. Eshtë sikur të kishte zbritur zoti nga qielli në tokë. Çfarë lumturie. Erdhi zhvillimi, do zhduket varfëria, do kemi më shumë bukë, ujë, mirëqenje. Televizorët do punojnë më mirë e…. edhe me ngjyra

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Apo jo?

Por cila është historia e një propagandë të shfernuar deri në neveritje. Një propagandë qeveritare tipike e së majtës dhe në mënyrë të veçantë e kesaj qeverie me një kryminister që ka 5 vjet që qeveris dhe vetëm manipulon opinionin me investime fantazmë e projekte që kanë kohë që kanë nisur pa ardhur ai në pushtet, e që tani po u vihet vula.

A ju kujtohet fushata e para 6 vjetëve kur Rama premtonte rrugën e Arbërit vetëm pas pak muajsh sapo të merrte votat. Propagandë shqeto mashtruese e asnjëherë nuk e bëri as si projekt të plotë.

I duheshin votat e vazhdimisht sa herë do ti duhen votat ai do të këndojë refrenin propagandues që manipulon e mashtron votuesit, edhe ata të vemendshëm.

Rruga e Arbrit, u tha, u nis, biles e kemi nisur ne, tha kreu i qeverise.

Më pas tha kemi nisur negociatat, kemi bërë projektin, kemi mbush fletët, kemi gati fondet, projekti është duke u montuar, është gati, po presim dronin që të filomojmë luginat nga do ta kalojë traseja…..

Projketi u printua me ngjyra dhe ka dalë i bukur u tha në një takim tjetër. Por këtë vit se bëmë dot por do ta bëjmë vitin që vjen. Por projektin e kemi ama……

Në takimin tjetër me votuesit dhe me përfaqësus të biznesit sepse duhet tu mbushet mendja top njerëzve që do ta bëjmë rrugën prandaj merren edhe biznesmenët me vehte, thuhet se  projekti pasi u printua dhe doli i bukur, mori vlerësime edhe nga ndërkombëtarët sepse …ka dalë bukur…

Procesi vazhon, negociatat vazhdojnë, pasi u printua dhe ka dalë shumë bukur, po bëjmë pak reklamë se rruga do të dalë me standarate europiane. Po, po, me këto standarte pasi nuk mund të shkojmë në Europë me një rrugë që projekti i ka dale i bukur dhe rruga pa standarte….kurrsesi

Në takimin tjetër shpjegues që nuk mund të quhet propagandë ose manipulim përmes mashtrimit u tha se rruga do të ketë dy korsi. Shyqyr, u qetësuan degjuesit se me një korsi do kishte probleme parakalimi.

Në takimin tjetër që u transmetua LIVE në mediat tona të pavarura nga publiku, u vlerësua si shumë e rëndësishme që rruga të jetë e shtruar më asfalt pasi këtyre rrugve me pluhur u ka dalë moda, e prishi rregullin Sali Berisha që i shtroi cep me cep të Shqipërisë. Na hoqi baltën na mori në qafë…..

Në takimin shpjegues te disatin me radhë por kësaj here jo në kohë fushate pasi bashkia kishte ndërruar brekët, u vlerësua nga vete kryeministri ynë i gjatë, që rruga do të jëtë e gjatë. Dhe do të jetë e gjatë disa kilometra. Fjalimi u prit me duartrokitje por edhe me asnjë lloj ndërprereje publicitare nga mediat tona televizive, që me zor i kemi…

Në takimin tjetër shpjegues, propagandistik ishte ministri i rrugëve i cili tha se paratë po bëhën gati sikur po i nxirrte nga xhepi tij. Mediat serish aty, të njëjtët dëgjues serish aty. Shqyr edhe paratë po gjenden, po s’ka gja se janë nga taksat tona. E ministri po e shet se ishte lodhur e keputur për te berë zbulimin e madh të …..parave.

Dhe mashtrimi manipulativ vazhdon. Nganjëherë përsërisin ndonjë të vjeter padashur të shkojnë më tej se edhe këtë rrugë e nisi qeveria e PD. Por jo… ka ndryshime, nuk është aty traseja, e kemi levziur në disa cepa, në disa hyrje dalje luginash etj, pra ka ndryshime…. thelbesore…. Një ndryshim i madh për shembull ështe se rrethimin e rrugës ata e kishin programuar me hekur të gjerë 20 cm dhe ne do e kemi 21 cm… eshtë për të qeshur dhe për të qarë. Çfarë manipulimi.

Por saga vazhdon projketi i PD e kishte nxjerrë shumë të gjerë duhet ngushtuar. Këtu duhet të këtë kundërshtuar Erioni i Tiranës pasi i ka qejf biçikletat e ndoshta do kishte mendura ndonjë “korsi”.

Pak muaj më vonë dolën qeveritarët lokal të PS dhe thanë se rruga do të bëhet. Kishin harruar që e kishin përsëritur me dhjetra herë këtë refren. Por proganda është art i mashtrimit dhe manipulimit.

Hop doli në skenë droni. I futen një të filmuar maleve e luginave e futen në studio xhirimin dhe i mveshën një rrugë mes për mesi e ja nisen popullit nëprmjet mediave serioze. Populli e pa dhe u bind se rruga do bëhej.

Pastaj doli sërish e sërish, vetë kreu i qeverisë që pyeti popullin se si dukej nga droni rruga e re….që do bëhej

Njerëzit duke tundur koken i thoshin se mire duket po kur…….

Na votoni tha ai, se do ta bëjmë.

Njerzit e hanë mashtrimin e ngjyrosur me propagandë edhe televizive e mediatike. E votojnë…..por rruga kurrkund…

Tani ka dalë teoria e 3 P (parti, para, pordhë) dhe pritet që se shpejti projketi i miratuar, i printuar me ngjyra i firmosur dhe i shoqëruar me një DVD me flmime të plota nga droni dhe me një relacion për 99 takime shpjeguse e premtuese me banorët të jete gati për realizim. Të shpresojmë jashtë manipulimit e mashtrimit qeveritar.

https://www.syri.net/op-ed/169498/rruga-e-arbrit-ose-propaganda-qeveritare-si-mashtrim/

Etiketa: avni nezajmashtrimpropagandaRruga e Arbrit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vllazën për bab…

Vllazën për bab...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com