Italia dhe Malta kanë refuzuar të pranojnë në vendet e tyre emigrantët të cilët kishin mbetur në Detin Mesdhe, por një vend tjetër u ka hapur dyert. Pasi mbetën në det të hapur, Kryeministri i Spanjës, Pedro Spanchez ka vendosur të pranojë anijen me 629 emigrantë.
Ministri i ri italian i brendshëm nuk dha leje që anija të ankorojë në portet e Italisë. Duket se Matteo Salvini po mban një premtim të fushatës për të ndaluar ankorimin në Itali të anijeve që sjellin emigrantë, qofshin këto anije humanitare.
“Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t’i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia”, deklaroi Salvini.