Nga Kreshnik Osmani
Në kohë të Enver Hoxhës, gjatë muajit të Ramazanit, arratiset një qytetar nga Shqipëria në Maqedoni. I shkreti i lodhur nga rruga dhe nga frika mos e kapin kufitarët dhe kur vjen në njerin nga fshatrat kërkon ujë.
Fshatarët i thonë: “Çfarë uji kërkon? Nuk ka ujë, Ramazani është.” Ikën prej aty dhe shkon tek fshati tjetër, atje kërkon bukë. Edhe atje i përgjigjen njësoj: “Nuk ka bukë në drekë, Ramazani është. Po të paktën më jepni pak duhan.”
Njëri ia kthen: “Ti a qytek don, çfarë duhani, çfarë bakraçi, ku le Ramazani të pihet duhan.” Pa s’pa i shkreti u kthye për në Shqipëri. Disa nga familjarët që e kishin përcjell që ta kalon kufirin u habitën dhe e pyetën: “O Zylo, ç’të gjeti që u ktheve, ti the se do ikish në Maqedoni!”
Amani more shok, nuk e dini ju çdo të thotë regjim i egër. Asgjë nuk është Enver Hoxha tek ne, se çka ishte një Ramazan në Maqedoni. As bukë, as ujë por as duhan nuk u jepte, por edhe ata që kishin nuk guxonin as të hanë dhe as të pijnë. Keq e më zi ishte atje!