Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiç ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Ruzhiç kujtoi Vokrrin, që ka shkëlqyer në fanellën e Partizanit të Beogradit, si një njeri të ndershëm.
“Ishe vëlla i ndershëm, mik, njeri dhe Partizanas me zemër. Faleminderit Fadil për të gjitha. Prehu në paqe”, shkroi Ruzhiç.