Ermonela Jaho kandidate për ambasadore në UNESCO, organizata: Shqipëria, model i zhvillimit të trashëgimisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ermonela Jaho kandidate për ambasadore në UNESCO, organizata: Shqipëria, model i zhvillimit të trashëgimisë

16:54 | 08/06/2018
në Shqiperi
0

“Vlerësojmë shkëlqyeshëm punën dhe rezultatet e Shqipërisë në mbrojtjen, konservimin, restaurimin dhe sensibilizimin e trashëgimisë, me synimin e qartë për t’i dhënë zhvillim turizmit kulturor, përmes politikave të qarta në trashëgiminë kulturore. UNESCO vlerëson modelin shqiptar të zhvillimit duke theksuar se ai duhet treguar për të gjithë rajonin”- u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay në takimin e zhvilluar me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO dhe u prit në takim nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Kumbaro shprehu mbështetjen e Qeverisë për vizionin e ri për Transformimin Strategjik të UNESCO-s, dhe falenderoi organizatën për bashkëpunimin e deritanishëm. Ajo diskutoi me znj. Azoulay për rrugët dhe mjetet për ta shtrirë më tej këtë bashkëpunim. Azoulay shprehu mbështetjen e organizatës për programet e edukimit në art dhe trashëgimi, që po zbaton Shqipëria , duke vënë theksin se “Rinia dhe Kultura janë shtyllat e rëndësishme të organizatës së UNESCO-s”.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Për këtë shtoi ajo “UNESCO ështe e angazhuar për “Transformimin Strategjik” , i cili synon ta bëjë veprimtarinë e UNESCO-s më efikase, ta sjellë më afër nevojave dhe përparësive të vendeve anëtare. Rallë herë më parë ka qenë kaq e rëndësishmë për t’u përqendruar në nxitjen dhe mbrojtjen e kulturës, në vendosjen e saj në qendër të komunikimit mes kombeve dhe popujve dhe në promovizmin e zhvillimin e arsimit cilësor për të gjithë.

Kumbaro prezantoi punën e trashëgimisë në sitet botërore të mbrojtura nga UNESCO në Shqipëri, Butrint, Berat dhe Gjirokastër, duke vënë theksin në angazhimin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Kulturës për të bërë bashkë ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik. “Hapat e Shqipërisë në këtë drejtim janë të dukshme, mjaft të shohim sukesin e Rilindjes Urbane, shifrat e vizitorëve, vendas dhe të huaj, shtimin e strukturave akomoduese në qendrat e trashëgimisë kulturore, për të kuptuar se synimi i kësaj qeverie është politika e bashkëpunimit mes shtetit, privatit dhe partnerëve tanë të rëndësishëm si Banka Botërore, Bashkimi Europian, apo Fondi Shqiptaro- Amerikan i Zhvillimit”.

Në takimin me Azoulay, Ministrja Kumbaro preku edhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke vënë theksin se ajo duhet parë si një temë e kulturës universale, e ndarë nga politika dhe garantoi përpjekjet e qeverisë shqiptare për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin rajonal dhe rolin emancipues të kulturës në këtë drejtim.

“Ne mbështesim kontributin kulturor të Kosovës, krahas të gjitha vendeve të tjera, në UNESCO, si në një familje të madhe kulturore ku secili është pjesë e mozaikut të kësaj hapësire pa kufi, ku sidomos të rinjtë duhet të jenë prioritet», theksoi Kumbaro- kjo nuk duhet parë si akt politik për të sfiduar ndokënd, por vetëm si nevojë e natyrshme për t’i dhënë kulturës, arsimit, shkencës dhe rinisë në Kosovë të njëjtat mundësi për bashkëpunim dhe ndërveprim si në vendet e tjera të rajonit dhe botës”.

Kumbaro ftoi drejtoreshën e UNESCO-s Azoulay për vizitë në Shqipëri me rastin e një konference të nivelit të lartë në festimet e 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në organizatë.

Në ditët e qëndrimit në Paris, Kumbaro zhvilloi një takim pune me Metchtild Rossler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, ku u diskutua për zhvillimet pozitive në fushën e trashëgimisë në dy qytetet Gjirokastër dhe Berat dhe në Parkun e Butrintit.

“Jo vetëm keni plotësuar kërkesat e UNESCO-s, por njëkohësisht jeni një nga shembujt pozitivë të modelit të zhvillimit, që përkon me synimet e kësaj organizate, që synon ruajtje, mbrojtje, sensibilizim dhe zhvillim gtë trashëgimisë botërore”, u shpreh ajo.

Rossler vlerësoi hapat në zhvillim të Shqipërisë, që shënuan suksesshëm me miratimin e ligjit për trashëgiminë dhe muzetë, hapat pozitive në ndërtimin e katër muzeve të rinj bashkëkohorë, si dhe strategjinë për të sensibilizuar të gjithë aktorët shoqërorë për rëndësinë e trashëgimisë përmes programeve të edukimit dhe partneriteteve me pushtetin vendor dhe sektorin privat.

Divizioni i Trashëgimisë Botërore në UNESCO shprehu vlerësime pozitive për Gjirokastrën, Butrintin, dosjen e Liqenit të Ohrit dhe kërkoi nga pala shqiptare të punojnë së bashku për të shtuar të tjera site në trashëgiminë botërore, ku u diskutua ndër të tjera për Apolloninë por edhe për element të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Kumbaro prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë ne UNESCO, dhe gatishmërinë e saj, për të vënë emrin, zërin dhe famën e saj në shërbim të kauzave dhe projekteve të UNESCO-s.  Ajo theksoi se do të ishte në nderin e Organizatës që të angazhojë një grua dhe një artiste të këtij niveli për të punuar e ndikuar që kultura të mbetet urë komunikimi mes të rinjvë në mbarë botën dhe të luajë rolin që i takon në paqen dhe emancipimin e shoqërive në botë.

Etiketa: ambasadorëErmonela JahoMirela KumbaroUNESCO

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
19-vjeçarja po shkonte për të dhënë provimin, i riu në Tiranë vret atë dhe veten

19-vjeçarja po shkonte për të dhënë provimin, i riu në Tiranë vret atë dhe veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com