Nga Pranvera Vatoci
Horra! Më vjen rëndë ta shqiptoj këtë fjalë të rënde për ata politikanë, ligjvënës e zjarrvënës, për ata analistucë që shiten e blihen si lopët në pazare për të palluar e bagluar sipas interesave të oligarko-politikës. E kam për pseudodebatin rreth satusit të Arta Markut dhe faktit që ka kaluar apo jo Vetting-un.
Profesionalisht po ju përgjigjem të gjithëve me dy fjali: Arta Marku e ka kaluar si askush Vetting-un. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe si i tillë është Kuvendi i Shqipërisë Institucioni shtetëror më i rëndësishëm.
Ky institucion në të gjithë nivelet ka përzgjedhur Arta Markun midis shumë kandidatëve dinjitozë dhe e ka votuar për Prokurore të Pergjitheshme të Përkoheshme. Lind pyetja po komisioni i gjyqtarëve që mund të kalojne znj.Marku në Vetting nga ka ardhur dhe kush i ka Vetting-uar?! Kuvendi i Shqipërisë. Atëherë kjo logjike të çon te e vërteta që të gjithë e dinë.
Nuk i shqetëson Vetting-u e ligji, por personaliteti i fortë i Arta Markut! Megjithatë ju bëj me dije lexuesve se Arta Marku ka kerkuar vullnetarisht dhe i është nënshtruar gjithë pyetësorit të ardhur në adresë të saj.
Por dijeni se halli i politikes nuk është ligji dhe Vetting, por përseritja e tymnajës së 18 dhjetorit duke imituar ujkun e uritur e dinak që e shfrytëzon mjegullën. Nuk ka gjasa të ndodhe. Arta Marku është zyrtarja e parë e rëndësishme e këtij procesi që po dëshmon se do te këte tërmet e dite të zeza për krimin pavarësisht imunitetit dhe mbishkrimit.