Nga Norbert Jokl
Gjuha shqipe shërben si ajo fibra që e mban gjallë trungun dhe i bashkon degët me rrënjët. Duke zbritur përgjatë kësaj fibre drejt mugëtirave te historisë, mund të preket fillesa! Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuha shqipe.