Një pikë e këmbimit valutor është grabitur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ndodhi në Manëz. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyqani ishte në pronësi të 71-vjeçarit me inicialet E. D.
Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë dëmtuar qepenin dhe pasi kanë hyrë brenda kanë vjedhur xhiron ditore. Ka qenë pronari i biznesit ai që ka njoftuar për ngjarjen.
Deri më tani nuk dihet shuma e grabitur, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.